Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” ka komentuar protestën e Partisë Demokratike duke theksuar se kjo ishte një provë për kreun e PD, Sali Berisha që të tregonte sa njerëz mund të mobilizojë forca e tij politike përballë Edi Ramës.
“Pjesëmarrja është gjëja e parë që mund të komentohet se ishte një lloj prove se sa mbledh tani Sali Berisha dhe sa ishin mbledhur më parë nga PD. Madje dhe rastin e Ilir Metës që bëri atë mbledhjen e njerëzve në bulevard. Unë pash skenat nga TV, në News24 i ndoqa unë. Ndoqa të gjitha fjalimet dhe them se si pjesëmarrje konfirmohet një aftësi e PD për të mbledhur njerëz kur i duhen nga e gjithë Shqipëria. Do thosha se numri është po aty kur ishin Sali Berisha dhe Lulzim Basha bashkë, pak më shumë apo pak më pak diçka. Që do të thotë se nuk ishte uragan, fjalët pra që përdori Berisha. E dyta është kjo se u fol shumë se protesta duhen, por mbetet gjithmonë pikëpyetja sa a përmbyset me protesta dhe me çfarë protestash ikën. Unë mendoj se prova e vërtetë e protestave është kur vërtet nuk ikin njerëzit nga sheshi. A jemi aty, a jemi në një mobilizim që bën PD-ja për të treguar forcë unë mendoj se jemi te ajo”, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post