Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar situatën ku ndodhet opozita shqiptare sot, sidomos pas zhvillimeve të fundit me përfshirjen e ambasadës së SHBA në çështjen e largimit të personave të inkriminuar nga parlamenti.
Por gjatë analizës së tij, Lubonja është revoltuar me mosveprimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se “është zhytur aty, dhe s’di se ça bën”.
Deklarata e Lubonjës:
“Do kurajo opozita me të gjithë këta në këtë situatë, do kurajo të thuash ca gjëra. Ky s’flet fare ky Lulzim Basha, është zhytur aty dhe s’di se ça bën. Po ik o fare më mirë ik.
Ata të tjerët janë edhe më keq, se Lulzim Basha, ata thonë “Amerika na sjell ne në pushtet”. Jam i hapur të bëj debat me këdo, por kështu e mendoj unë”, tha Fatos Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post