Analisti i njohur, Fatos Lubonja ka reaguar në lidhje me paketën ‘anti-shpifje’ të qeverisë, ku edhe është bërë temë diskutimi dhe aktualiteti këto kohë, ku shumë gazetarë, pedagogë dhe shoqëri civile kanë dalë kundra.
Në një lidhje ‘Skype’ në News24, ai u shpreh se duhet t’i thonë ‘shame on you’ ambasadorit të OSBE Bernd Borchardt dhe ambasadës amerikane, të cilët kanë mbështetur Ramën, që Lubonja e quan diktator.
“Unë do të doja që ata që i shkruan ‘shame on you’ atij Borschardit të shkojnë t’i thonë prapë ‘shame on you’ Borschardit dhe ambasadës amerikane dhe gjithë atyre që kanë mbështetur këtë diktator me gjithë paralajmërimet që kemi bërë pafund. Nuk mjafton reagimi ndaj një ligji të vetëm por duhej parë në kompleksitetin e vet e gjithë situata. Nuk duhet parë një pemë por i gjithë pylli dhe gjithë pylli po kontrollohet dhe ata nuk kanë dashur ta shohin pyllin. Bëjnë një reagim për media por nuk kanë parë se ka pasur shumë shenja që na kanë çuar tek ky ligj për të cilat nuk kanë reaguar madje e kanë mbështetur”, u shpreh Lubonja në News24.
Diskutime rreth kësaj post