Analisti Fatos Lubonja shprehet se problemi që sot ka Sali Berisha, është se shqiptarët tashmë e kanë humbur besimin tek denoncimet dhe se presin që të mbahen premtimet kur vjen në pushtet.
Deklarata e Lubonjës:
”Problemi që ka Berisha është se sot shqiptarët nuk besojnë më te denoncimi sepse nuk mjafton, ama kur ti vjen në pushtet në vend të mbash premtimet ndaj atyre që ke denoncuar bashkëpunon me ta, ky është problemi i kësaj klase sepse populli nuk të ndjek më se s’ka besim. Ajo që do ndodhë është që do bashkëpunosh me baronë droge, siç denonconte dikur Berisha se do vinte rruspat… kjo i ka dëshpëruar shqiptarët. Njerëzit janë të demoralizuar sa i përket denoncimeve”, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post