Më tej, analisti theksoi se kundër kësaj nisme nuk është vetëm Albin Kurti, por edhe shtete të tjera që kanë probleme me Serbinë, si Bosnje Hercegovina apo Mali i Zi.
Fatos Lubonja deklaroi se “Për mua serbi as e ka problem, edhe Rama jo se e përdor për politikat e veta, për të mbuluar këto krimet, e gjërat e tjera. Në këtë situatë, kaosi është paaftësia për të qeverisur dhe vijmë aty ku jemi para të panjohurave”.
Deklarata e Lubonjës:
“Një nga gjërat ekstreme që është prekur në dialogun Kosovë-Serbi është se ka një kërkesë maksimale shqiptare, që është ajo se ‘po nuk kërkuat ndjesë, nuk dialogohet dot, nuk bëhet asgjë’. Kjo është ekstreme. Nga ana tjetër, padyshim dihet që Serbia nuk kërkon ndjesë, përkundrazi kërkon mosnjohjen e Kosovës. Sipas mendimit tim, pak a shumë ideja që vjen është që Serbia po punon me diplomaci për ta shtyrë këtë zgjidhje. Edhe Serbia nuk e do dialogun, të dyja palët nuk e duan. Serbia kërkon të fitojë kohë, ndoshta edhe terren ekonomik me këto, por nuk do dialog. Albin Kurti tani ka një pozicion që nuk i intereson dialogu. Nuk i intereson sepse e ndjen që Serbia ka më shumë mbështetje dhe Kosova mund të humbasë, për këtë mendoj se ka të drejtë.
Këtu vjen faktori i tretë që është ndërkombëtari. Kur ti nuk do të merresh vesh, atëherë ka zgjidhje me luftë. Kur të dyja palët e identifikojnë veten me të vërtetën, aty fillon tragjedia. E vërteta është dialogu. Në mungesë të dialogut me Serbinë, hyn Shqipëria, e cila në vend që të ndihmojë dialogun, Edi Rama merr një pozicion imponues, duke krijuar këtë konflikt me Kosovën. Deri më tani kemi parë vetëm sharje dhe këtu vijmë te kultura jonë, që e njohim prej 30 vitesh. Roli i ndërkombëtarëve duhet parë me kritikë. Qarkullojnë zëra për ndryshim kufijsh, non paper, etj. Pra, edhe ata janë të paqartë, ndaj shqiptarët duhet të kenë një pozicion më të konsoliduar”, tha Lubonja.
Diskutime rreth kësaj post