Analistët Fatos Lubonja është i mendimit që PD është përçarë dhe Berisha sheh nëpërmjet këtij akti, një arsye jo vetëm për të rifuqizuar pushtetin e tij.
Ku mund të kërkojmë shpëtim lidhur me ngjarjet kriminale?
Lubonja: Unë do të shtoja nevojën për një opozitë më efikase, të përqendruar në këtë problem. Jo thjeshtë me denoncime, por edhe me një projekt të qartë bindës, të ndjerë ekonomik, arsimor, kulturor, për të ndryshuar këtë vend. E bën se bën dot, deri më sot, e kam parë pjesë të këtij sistemi dhe jo anti-sistem. Sepse kjo ka të bëjë me daljen nga sistemi. Por si mund të dalësh? Kjo është një gjë që nuk e shoh të artikuluar, por ideja është se kush fiton. Rama thotë jam fitues. Por çfarë i dua këto fitues që shkatërrojnë vendin. Në këtë aspekt, e shoh të paqartë dhe opozitën.
A mos ndoshta kjo vjen për shkak të situatës së brishtë në të cilën që ndodhet PD?
Lubonja: Ajo situatë është krijuar nga e qenia e opozitës në të njëjtën situatë, nga e cila nuk dalin dot dhe merremi me individët dhe jo me sistemin
Berisha flet për një rithemelim dhe ka një datë, si 11 dhjetorin për mbajtjen e Kuvendin Kombëtar?
Lubonja: Duke e lidhur me atë që po flisnim më përpara, kuptohet që gjëja e fundit që ne kemi pasur nevojë ka qenë kjo çarje e opozitës, e cila forcon atë regjim që ka prodhuar të gjitha këto probleme dhe shkon te Ballkani i Hapur për të mbuluar problemet e brendshme të pa zgjidhura. Ne, kemi nevojë për një opozitë që mundësisht të shkëputet nga sistemi, ndoshta pa dalë fare nga sistemi dhe të fillojë të ndërtojë alternativën. Kjo gjë do të bëhet nga një frymë. Ana tjetër është goditja që japin amerikanët në mbështetje të regjimit. Këtu lind pyetja se kush e ka përgjegjësinë që u bë përçarja. Unë jam dakord që Berisha e bën për ta mbrojtur veten, në fund përçarja ndodhi sepse Basha nuk doli kundër amerikanëve.
Diskutime rreth kësaj post