Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi shprehet se Sali Berisha nuk duhej të kishte futur fare në lista për kandidatët për deputetët të PD-së.Më tej ai shton se KQZ gaboi që ia dha mandatin ish-kryeministrit. Klosi i ftuar në emisionin “Breaking” ka treguar edhe rrugët se si mund të mos pranohet Berisha në Parlament.
“Unë shpresoj që të mos hyjë Parlament. Nuk e besoja që DASH të zbriste dhe të kërkonte largimin e Berishës. Ka një rrugë që Berisha të mos jetë deputet i Kuvendit. Këtë duhet ta bëjë komisioni i verifikimit të mandateve, besoj se atje ka burra që mund ta bëjnë atë që nuk e bëri KQZ. Berisha nuk duhet të lejuar në Parlament qoftë edhe me falsifikimin e gjeneraliteteve”, – tha Klosi.
Diskutime rreth kësaj post