Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar incidentet e ndodhura në qytetin e Elbasanit pak para nisjes së fushatës elektorale. Klosi u shpreh se Elbasani dëshmoi edhe një herë se është një qytet i vështirë dhe me nisjen e fushatës elektorale po tregon se politika është e lidhur me botën e kr.imit.
Deklarata e Klosit:
“Klima politike nuk është shumë e qetë, por nuk është shumë ndryshe nga ato të shkuarat. Fushatat elektorale në Shqipëri kanë qënë të ash.pra sepse politika është polarizuar fo.rtë. Nga një anë është një grupim i madh, PS-ja që u bë 8 vjet në pushtet ka qënë dhe herë të tjera, ndërkohë që grupimi i djathtë PD-ja me aletatët e saj pretendojnë se u ka ardh koha të vijnë në pushtet dh përplasja do të jetë e fo.rtë. Nuk jam i surprizuar sepse në fushatat e tjera ka pasur edhe ar.më.
Elbasani po tregon me ngjarjet e ndodhura se është një qark i vështirë. Ai qytet është edhe prob.lematik për situatën e kr.imit megjithëse atje policia ka qënë gjithmonë në gatishmëri, për ngjarjet e jashtëzakonshme për vr.asjet e grupeve rivale. Pra është një qytet i vësh.tirë që ka treguar prob.lemin e kr.imit.
Nuk jemi të surprizuar që Elbasani është qarku që kishte përplasjet e para. Gjithmonë ka treguar, sidomos vitet e fundit se situata nuk është e qetë. Ndërkohë në këtë periudhë të fushatës zgjedhore u shtua dhe kon.flikti politik të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën me kr.imin. Politika në një farë mënyrë i pëlqen të for.tit, i ka pëlqyer dhe i pëlqen.”, u shpreh Klosi.
Diskutime rreth kësaj post