Disa dokumente të publikuara sot nga mediat tregojnë se Sali Berishës i del në pah një tjetër skandal që i rrezikon atij mandatin e deputetit vetëm 2 ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Berisha ka ndryshuar datëlindjen nga 15 e në 16 tetor, kur në fakt e ka më 1 korrik dhe ky falsifikim ka pasoja ligjore sipas Ligjit për Dekriminalizimin
Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi, tha se ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë 2 shkelje, njëra është që s’i ka deklaruar ndryshimet e gjeneraliteteve dhe e dyta është se këto ndryshime i ka bërë në mënyrë të paligjshme pa një vendim gjykate.
“KQZ e ka këtë informacion, ska pasur këllqe ta përjashtojë. Gjendja civile ia ka çuar KQZ dhe ai prap ka firmosur. Ai ka deklaruar se ska pasur ndryshime, KQZ e ka dhe ska reaguar.
Nuk është për të thënë që nuk dihej kjo, dihej zyrtarisht, ndryshimi i gjeneraliteteve është bërë në mënyrë të paligjshme. Kanë kërkuar të ndryshohet gjeneraliteti i kryeministrit në atë kohë.
Edhe ndryshimi është i paligjshëm nuk është vetëm problemi që se ka ndryshuar. Problemi i parë është se në pozitat e kryeministrit ka kërkuar që ti ndryshojë dhe problemi i dytë është se nuk e ka deklaruar. Këto ndryshime i ka bërë në 2009 kur ishte kryeministër, ka vajtur zv.minitri që i ka ndryshuar. Ai e ka fshehur qëllimisht identitetin”, tha Klosi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post