Faktin që Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka biletat më të lira në botë e zbulon gazeta e mirënjohur italiane “Corriere della Sera”,, në një shkrim-investigim të saj të datës 24 maj 2024, me titull :”Biletat me kosto të ulët: sfida Rayan Air-Wizz Air me goditje skontosh në Shqipëri”.
Shkrimi thekson se “Në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ka kaq shumë udhëtarë që vijnë dhe nisen javët e fundit, saqë struktura tashmë është e ngopur dhe për këtë arsye po punohet për zgjerimin e saj. Nuk është rastësi. Në pjesën e parë të vitit 2024, Rinasi është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, me mbi 200 përqind të pasagjerëve, krahasuar me vitin 2019, sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë (në anglisht, Airports Council International Europe). Kjo, falë bumit të flukseve turistike ne Shqiperi, që bëri që të shfaqen disa linja ajrore me kosto te ulet ne vitet e fundit. Dhe ne kete, aresyeja kryesore qëndron në betejën e paprecedentë mes kompanive Ryanair dhe Wizz Air, me tarifa aq të ulëta sa që e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat më të lira ajrore në botë”.
Tarifat ajrore në tremujorin e parë të vitit 2024 në Rinas (duke marrë parasysh të gjitha destinacionet) u ulën me 29 përqind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe zbritën me 54 përqind, krahasuar me vitin 2019.
Të gjitha këto ulje po ndodhin në një periudhë, në të cilën çmimet, kudo në Europë, janë rritur, madje. me përqindje dyshifrore. Fluturimet Shqipëri-Itali në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë me bileta 66-68 përqind më të ulëta se në vitin 2019 dhe arrijnë ulje prej 39 përqind, në krahasim me gjysmën e parë të vitit 2023.
Për këtë vit, ofrohen në Rinas 14.1 milionë bileta, ose 62 përqind më shumë se vitin e kaluar dhe 2.4 herë më shumë se viti 2019. Tetë nga dhjetë nga këto bileta ofrohen nga dy kompanitë që fluturojnë me kosto të ulët. Ka prej nesh që këtë vit kanë udhëtuar në Spanjë me vetëm 37 euro!
Diskutime rreth kësaj post