Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale bën thirrje që të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Ndër të tjera ai thotë se Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë, teksa shprehet se vendosja e mbi 5000 trupave serbe në kufi me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak.
Postimi i plotë i Mediut:
“Të thirret sa më parë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
🔹Shqipëria nuk mund të mbaj këtë pozicion të papranueshëm në lidhje me situatën në Kosovë:
🔹Vendosja e mbi 5000 trupave Serbe në kufi me Kosovën me gjthë mjetet luftarake është qartësisht agresioni ushtarak, është e njëjta sjellje si e Rusisë me Ukrainën.
🔹Cfarë duhet të ndodh më që të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
Presidenti pavarësisht se Këshill ka kohë që ka dalë nga funksioni i tij Kushtetues duhet ta thërras urgjent atë dhe të përcaktojë detyrimet e qeverisë, shërbimeve inteligjente dhe atyre diplomatike për këtë situatë
🔹Cfarë duhet të presi Kryeministri, që ta shtrojmë këtë cështje dhe situatë urgjentisht në NATO?
🔹Konsultimi dhe kordinimi me vëndet e tjera të NATOS në ballkan është domosdoshmëri, sepse jo vetëm situata në Kosovë, por dhe ajo në BiH, në Malin e Zi dhe shpenzimet ushtarake të Serbisë me mbëahtetjen e Rusisë dhe Kinës, janë tashmë një shqetësim real për vendet e Ballkanit, por dhe për aleatët tanë
🔹Në bashkëpunim me SHBA dhe vëndet e tjera partnere duhet kjo cështje të shtrohet në Këshillin e Sigutisë së OKB.
🔹Serbia dhe Vucic po ndjekin qartësisht udhëzimet e Rusisë dhe Putinit për të realizuar qëllimet e tyre në Ballkan si dhe për të krijuar një konflikt në rajon, pjesë e strategjisë të deklaruar të Rusisë’-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post