Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mori pjesë në Forumin e Inteligjencës dhe Sigurisë në Bukuresht me temë “Krizaa në Ukrainë dhe ristrukturimi i Sigurisë Globale”, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Organizator të këtij forumi në bashkëpunim me Kongresin Amerikan dhe Komisionin e Sigurisë të Parlamentit rumun.
Në këtë forum folën personalitete të politikës amerikane si ish-Komandanti Suprem i NATO-s dhe më pas këshilltari për Sigurinë i Presidnetit Obama Gjenerali Jim Jones, Senatorja Baldwin, kryeministri rumun, drejtues të Senatit dhe Parlamentit rumun, përfaqësues të Ukrainës dhe Europës.
Të gjithë vlerësuan se konceptimi i sigurisë bazuar dhe në Samitin e NATO-s në Madrid, duhet të konsideroj vendime dhe veprime drastike në marrëdhëniet ekonomike-ushtarake dhe teknologjike me Kinën.
Shkelja e hapur e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Rusisë nga ana e Kinës, duhet shoqëruar me sanksione drejt të gjitha kompanive Kineze nga vendet e NATO-s.
Në fjalën e tj Mediu theksoj se Ukraina, jo vetëm po mbton lirinë dhe sovranitetin e vet, por njëkohësisht po mbron vlerat dhe sigurinë Europiane, çdo humbje në Ukrainë është humbje për Aleancën dhe vecanërisht për sigurinë europiane.
Ballkani, theksoi ai, është një potencial i mundshëm konflikti, e shantazhuar nga situata në Ukrainë.
“Nuk janë vetëm debatet dhe ndasitë historike por dhe penetrimi i Rusisë dhe Kinës në Ballkan, kanë krijuar një terren që mund të shfytëzohet për të rikthyer debatet. Zhvillimet ushtarake në Serbi, problemet në Bosnje, ndarja dhe mosvazhdimi i dialogut Serbi-Kosovë, problemet etnike dhe ndarjet fetare në Malin e Zi, frenimi i zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë janë probleme reale jo thjesht të rajonit apo BE por të NATO-s” nënvizoi Mediu.
Diskutime rreth kësaj post