Fatmir Mediu, është shprehur se grupi që ai përfaqëson, nuk do të marrë pjesë në votimin e Bajram Begajt për Presidentn, ku sipas Mediut, Bajram Begaj është një figurë me integritet të lartë profesional, por problemi qëndron tek mazhoranca, e cila sipas Mediut, nuk e ka konsultuar këtë kandidaturë me opozitën.
“Në emër të kolegëve të mi. Kemi këmbëngulur për një konsensus. Veprimet kanë qenë të njëanshme dhe veprimi që po bëhet është antikushtetueses se kandidatura nuk u konsultua. Në pikëpamje personale për figurën është se nuk kemi gjë me të. Ne nuk do votojmë dhe nuk do marrim pjesë”, u shpreh Mediu.
Flamur Noka nga Komisioni i Rithemelimit, ka deklaruar se në Kuvend në seancën për zgjedhjen e presidentit Bajram Begaj, do të votojë kundër.
“Do shprehim vullnetin tonë kundër farsës”, tha Noka
Diskutime rreth kësaj post