Për kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se situata e rënduar e pandemisë në vend dhe kostoja e lartë e kurimit është problemi jetik që po hasin shqiptarët sot.
Në takimin me drejtuesit e partisë në njësinë nr 3 në Tiranë, Mediu teksa ka komentuar situatën politike në, nuk i ka kursyer kritikat për kryeministrin Rama.
“Edi Rama në këtë proces që ne nisëm, si asnjë kryeministër tjetër nuk ka bërë asnjë kompromis për reformën zgjedhore, e kërkuar kjo në mënyrë të qartë nga BE. Edi Rama, bëri një marrëveshje për 5 qershorin të cilën nuk e respektoi edhe pse ishte e mbështetur nga SHBA-ja, Britania dhe BE”, tha Mediu.
Për kreun e PR, vendi është kthyer në një regjim korruptiv në dëm të interesave kombëtare.
Diskutime rreth kësaj post