Për rreth 2 orë kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu është marrë në pyetje nga SPAK si person që ka dijeni në lidhje me hetimin e Prokurorisë së Posaçme pas padive të depozituara në për privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Mediu nuk pranoi të japë të dhëna rreth deklarimeve të tij para hetuesve duke thënë se është i detyruar të ruajë sekretin hetimor.
“U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK.
Duhet të ruajë konfidencën e dëshmisë së dhënë. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që unë jam ftuar në SPAK”, tha Mediu teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me deklarimet e tij dhe nëse ka shpërdoruar apo jo detyrën gjatë kohës kur ka qenë ministër i Mbrojtjes.
Diskutime rreth kësaj post