Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se ka pasur debate me ish-kryedemokratin Lulzim Basha, por nuk i ka bërë publike.
Mediu tha se Basha ka pasur gjithmonë një problem me veten, që është dyzimi i tij, duke menduar “sot për sot” dhe jo në afatgjatë sa i takon hapave që hedh.
“Kemi bërë debate goxha të rënda me Bashën, por jo në publik. Kemi shkuar bashkë në Austri kemi takuar sekretarin e OSBE dhe bëri të kundërtën (djegia e mandateve). Opozita shkoi në zgjedhje e papërgatirur. Krijoi edhe një handikap të madh në raport me faktorin ndërkombëtar. Kam pasur gjithmonë një rregull edhe me Berishën edhe me Bashën, të them atë që është e drejtë. Edhe kur kam bërë debat me Bashën, s’ka qenë kundër Bashës. Basha ka pasur gjithmonë një problem me veten, ka qenë i dyzuar. Nuk ka qenë konstant, nuk ka qenë implementues. Nuk mendonte për hapin tjetër, mendonte sot për sot. Nuk e kishte të pjekur mendimin se ku do të shkonte. Edhe pse kërkonte koalicion mendonte që koalicionet do t’i shërbenin vetëm PD-së”.-tha ai.
Mediu tha se djegia e mandateve ishte një nga idiotësitë më të mëdha të opozitës.
Diskutime rreth kësaj post