Pas largimit të disa nga konkurrentëve të “Për’Puthen”, në Primen e një dite më parë në program ishin ftuar Fationi, Fjorela, Shqipja dhe Ana, persona të cilët u larguan për shkaqe të ndryshme. Në nisje të emisionit, Bora ka pyetur Fjorelën se si ndihet duke qenë se la programin për një lidhje jashtë, teksa përgjigjet e saj lanë të kuptohet se ajo është në një lidhje me Fationin.
Fjorela: Jam shume e lumtur, jam shume mirë.
Fill pas kësaj dëgjohet Fationi i cili thotë që: “Fationi është shumë i mirë.”
Në këtë moment shpërthejnë të qeshurat mes tij dhe Shqipes, ndërsa lihet të kuptohet shumëçka. Më pas e pyetur nëse partneri i ka bërë propozim për Shën Valentin, Fjorela shprehet se nuk është romantik, por i egër.
Fjorela: Jo nuk është shumë romantik e kam cik të egër por përshtatemi për dashurinë.
Kjo frazë është përsëritur nga Fationi i cili ka kryqëzuar shikimin me Shqipen dhe kanë qeshur teksa Fjorela tregonte se i dashuri ishte i egër.
Rikujtojmë se Fjorela dhe Fationi kanë bërë një takim në ‘Perputhen’ ku ky i fundit ka gatuar për bukuroshen dhe më pas kjo e fundit vendosi të largohej duke mbajtur mend si takim të bukur, atë me Fationin.
Diskutime rreth kësaj post