Gjykata e Apelit ka vendosur sot që do të ketë në dorë fatin e “vulës” së PD-së pas ankimimit nga Enkelejd Alibeaj kundër vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri por regjistrimin e statutit të Komisionit të Rithemelimit që buroi nga Kuvendi i PD-së në 11 dhjetor. Lidhur me këtë ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha.
Në reagimin e tij Berisha shkruan se kjo është një ndërhyrje e pastër antikushtetuese në sistemin e drejtësisë nga ana e Ramës dhe ambasadore Yuri Kim.
Postimi i Berishës:
“Deklarata e pare ne historine e botes!
Te dashur miq, prej tre javesh, ne kundershtim flagrant me ligjet e vendit gjate te cilave Gjykata e Tiranes nuk i dha PD nje kopje te vendimit anti ligjor te gjykateses Blerina Muça, e cila ne kundershtim flagrant me ligjin dhe me nderhyrje antikushtetuese te Edi Rames dhe Guvernatores Kim (sic e pohoi ajo vete) shpalli pale ata qe kurre nuk kane qene pale.
Kete vendim antiligjor kjo gjykate e dergoi sot ne ne Apel, perseri duke mos ia dhene vendimin PD, e cila ishte pale e vetme ne proces.
Por ky akt antiligjor ne nje rast unik ne historine e Shqiperise dhe te botes, shoqerohet nga nje deklarate politike e gjykates se Apelit publikuar dy ore para se sa te hidhet shorti per gjyqtarin qe do te shqyrtonte çeshtjen.
Kjo deklarate qe asnjehere nuk eshte bere ne paradhenie nga ndonje gjykate, as ne diktature, deshmon ne menyre te pakundershtueshme:
1- nderhyrjen e turpshme dhe diktimin e nje deklarate te tille gjykates nga Edi Rama, e cila tregon perpjekjet e tmerrshme per ndikimin ne drejtesi.
Duke denuar me ashpersine me te madhe kete nderhyrje brutale ne punen e gjykatave, rikujtojme se nje deklarate e tille nuk eshte bere as kur Alibasha sulmoi eger gjykatesin e gjykates se Tiranes, nje dite para se te vendoste per kuvendin e 11 Dhjetorit te vitit 2021 te PD.
Pas hedhjes së shortit doli emri i gjyqtarëve Elona Toro, Edlira Petri dhe Genti Shala, të cilët tashmë do të kenë në dorë një “patate të nxehtë”, një vendim i cili në fakt do të caktojë se kush gëzon PD-në.
Diskutime rreth kësaj post