Fatbardh Kadlli është pyetur nëse mund të ketë një marrëveshje të fshehtë Basha-Berisha. Kadilli tha se kjo do të ishte tradhti, por dhe mund të pritet për aq kohë sa të dy kanë mungesë parimore.
“Berisha-Basha marrëveshje kjo do ishte tradhti e madhe ndaj demokratëve, partnerëve ndërkombëtar dhe të qytetarëve. Nëse ka atëherë ata janë edhe më të zinj dhe se e kanë teatër do të ishte shumë shumë e rëndë. Por dyshoj fort te mungesa e parimeve të secilit dhe çdo mungesë parimore çon në marrëveshje te tilla dhe çon në dëm të demokratëve dhe qytetarëve”, tha ai për Report TV.
Diskutime rreth kësaj post