Fatbardh Kadilli, ka shprehur mbrëmjen e djeshme ambicien për të garuar për kryebashkiak të Tiranës, ku i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kadilli tha se beson se do të ketë dhe mbështetjen e Sali Berishës, sepse do të jetë një faktor bashkimi për opozitën.
“Jo, nuk e konsultuar me Berishën. Kam në gatishmëri dhe emrin tim në dispozicion të një projekti për t’u përballur opozita me pushtetin në Tiranë. Unë besoj se ky projekt që unë synoj të ngre, natyrisht besoj do të ketë dhe mbështetjen e Berishës. E shoh veten si një faktor bashkimi në një projekt ku e gjithë opozita që e ka fare të qartë se kush është Fatbardh Kadilli”, është shprehur ai.
Arian Çani: A është e vërtetë se janë hapur llafe se ti ke në plan dhe pritet të jesh kandidat për kryetar bashkie i PD në Tiranë, sfidant i Erion Veliajt?
Fatbardh Kadilli: “Është e vërtetë që e kam konsultuar me miq, kolegë e figura të ekranit mundësinë e kandidimit si përfaqësues i opozitës përballë Erion Veliajt apo kushdo të jetë nga PS për garën e bashkisë. Deri tani ka qenë një konsultim miqsh. Ti po e bën lajm se unë deri tani nuk kam folur publikisht”.
Arian Çani: A e ke konsultuar me njeriun kryesor të PD që quhet Sali Berisha?
Fatbardh Kadilli: “Jo, nuk e konsultuar me Berishën. Kam në gatishmëri dhe emrin tim në dispozicion të një projekti për t’u përballur opozita me pushtetin në Tiranë. Unë besoj se ky projekt që unë synoj të ngre, natyrisht besoj do të ketë dhe mbështetjen e Berishës. E shoh veten si një faktor bashkimi në një projekt ku e gjithë opozita që e ka fare të qartë se kush është Fatbardh Kadilli”.
Arian Çani: Dhe a mendon se do të jesh anti-modeli i Erion Veliajt?
Fatbardh Kadilli: “Në mënyrë absolute. Njeri më të thjeshtë se sa të bësh anti-modelin e Erionit nuk ka. Anti-modeli i Erion Veliajt mjafton që të jesh një person i ndershëm dhe i vërtetë dhe të mos jesh produkt i të tjerëve, por të jesh produkt i vetes”.
Diskutime rreth kësaj post