Lëvizjen e re brenda PD-së, e cila u prezantua sot nga Fatbardh Kadilli, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi e cilëson të pafrytshme. Patozi u shpreh se iniciativa Demokratike e Kadillit, nuk sjell asgjë të re përsa kohë është brenda partisë.
“Nuk shikoj ndonjë kërcënim sepse grupimi që shpalosi idenë e re, tregoi sikur PD po zihet për ide. PD nuk është se nuk ka ide, por po ndjek një ide të keqe që e çon drejt greminës. Njëra palë thotë se kjo parti i takon Sali Berishës, ndërsa pala tjetër thotë se i takon atij që ka vulën e kryetarit. Për kaq zihen.
Njerëzit që kanë ide tjetër nuk është e domosdoshëm që idenë ta ngjizin në PD e cila nuk do ide të reja, nuk do model të ri. Nëse ke një ide të re, opozita është shumë më e madhe se PD. Nuk do të kenë sukses, sepse të dy kampet po zihen kush e ka kryetarin më të mirë”, tha Patozi në MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post