Fatbardh Kadilli teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike, konsideron si një nga tradhtitë më të mëdha të opozitës gjatë kohëve të fundit, abstenimin për projektligjin për eurobondin prej 700 milionë eurosh.
“Është nga tradhtitë më të mëdha që një opozitë mund ti bëjë qytetarin. Opozita nuk ka qëllimin ti japë luksin qeverisë të marrë borxh. Një borxh është një favor që i bëhet një qeverie. Nuk ka opozitë në botë që duartroket borxhin e marrë nga një qeveri. E ke kthyer borxhin si levë në fushatë, është borxh që nuk merret me eficencën e duhur, 700 milion euro që kalojnë me abstenimin e opozitës. Opozita nuk e pengon dot por shpreh qëndrimin kundër. Nuk mund ta lejojë të marrë borxh se thotë do ta laj unë nesër. Kjo do të thotë se nuk e mendon veten për të ardhur nesër në pushtet, se mendon veten në qeveri. Është opozitë teatrale, bën teatër. Kujt i hyn në punë? Shqiptarët duhet të jenë të mbrojtur që qeveria të marrë borxh pa kontroll. Opozita nuk mund të jetë kaq mashtruese ndaj qytetarit”, tha Kadilli për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post