Ish-kandidati i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur për luftën mes ish-kryeministrit Berisha dhe kreut aktual të PD-së.
Ai u shpreh se demokratët nuk fitojnë asgjë nga kjo përplasje.
“Çfarë po ndodh, vetëm demokratëve nuk po iu shërben. Është evidente që kemi një përplasje njerëzish që nuk kanë asnjë parim. Njëri do të sigurojë mbijetesën, tjetri karrierën. Demokratët nuk fitojnë asgjë. Për Bashën, doktori mbetet modeli politik. Ai po u thotë demokratëve: më detyruan. Ky është antiamerikani i parë. E kanë ditur kohë më para, dhe e kanë tërequr zvarrë për të gjetur një zgjedhje. Kur zgjidhja u gjet nga basha për të mbajtur karrigen e tij, berisha filloi luftën”, tha ai në “Quo Vadis”.
Diskutime rreth kësaj post