Demokrati Fatbardh Kadilli u shpreh se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk e sjellin dot në pushtet Partinë Demokratike.
Kadilli tha se tashmë që do të ketë dy Kuvende PD do të jetë parti e Bashës dhe e Berishës por pa një projekt të ri.
Deklarata e Kadillit:
“Është thelluar konflikti në PD dhe padyshim ka dhe elementë cilësorë. Foltorja tani ka marrë përmasa që do të kenë efekte. Përfundimisht me vendimin që mori Basha, nga dy kuvende do kemi dy parti, një do jetë parti e Bashës, tjetra e Berishës, asnjëra nuk do jetë PD. Demokratët mbetën duke pritur një projekt të ri, dikush ka shpresë së ky projekt është Berisha, disa të tjerë mendojnë se është Basha. Por ti themi gjërat siç janë as Berisha dhe as Basha nuk e sjellin në pushtet PD-në. Foltorja nisi si nevojë për tu mbrojtur, Berisha e nisi për veten. Këta e shohin si instrument Berishën, por në thelb aksioni i jep dobi PD-së sepse demokratët sot kërkojnë kufizim të mandatit të kryetarit, ato që i kërkoja unë por po këto nuk i donin. Ka njerëz te foltorja që jo domosdoshmërisht janë me Berishën”, tha Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post