Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e vendore të 14 majit, Berisha fajin kryesor e hedh te kundërshtarët, të cilët i akuzon për shitblerje votash. Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli, është shprehur se është e turpshme që Berisha akuzon shqiptarët për blerjen e votës.
Kadilli ka thënë se nuk e mohon shitblerjen e votës, por në këtë rast është i ndarë nga Berisha, pasi nuk mund të thuhet se shqiptarët u shitën, por thjesht ato nuk e zgjodhën atë.
Ndër të tjera ai ka thënë se është për të ardhur keq që këto vijojnë të rrinë në politikë për ti shërbyer vetes dhe jo për ti dalë për zot qytetarëve.
“Ndahem nga qasja e Berishës, kur thotë se u shitën shqiptarët, është e thjesht nuk u shitën por nuk të zgjodhën ty ato. Nuk mund të themi se u shqitën shkodranët, pasi shkodranët nuk u dorëzuan nga komunizmi, as në ’97 nuk u distancuan çdo të thotë kjo, të thuash shkodranëve që u shitët është turp. Tu thuash atyre në Kamzë ndër më të varfërit në protestë që kanë ardhur dhe në çdo protestë e tu thuash se u shitët sot, do të thotë se thesi me miell kushton më shumë se emir yt. Nuk mund të bësh sloganin “i dalim për zot Shqipërisë herën tjetër”, jo por “i dalim për zot Shqipëri ndonjë here”. Kush do të jetë në politikë të thotë ta provojmë edhe një herë edhe një herë, ky është një njeri që i shërben vetes në radhe të pare”, ka thënë Kadilli.
Diskutime rreth kësaj post