Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin ka qenë një nxënëse e shkëlqyer, çka e ka ndihmuar për të patur një vend të veçantë në shtëpi dhe për të qenë e preferuara e mësueseve.
Më shumë entuziazëm dhe krenari, Spiropali rrëfeu se si ftoi bursën në moshën 16-vjeçare për të studiuar në Kanada dhe gjithë rrugëtimin që pati atje.
Ajo tha se zgjedhja e saj e parë ka qenë për të studiuar në Indi, por prindërit nuk kishin pranuar. Teksa u shfaqën fotot gjatë studimeve në Kanada, ajo theksoi se ishin 200 nxënës nga 80 vende të ndryshme të botës, ku Elisa pati mundësinë të njihej me kultura të ndryshme. Spiropali tregoi se në një nga fotot pranë saj ndodhej ish-ministrja e Arsimit Besa Shahini dhe tha se kanë qenë shoqe shumë të ngushta.
E pyetur për kthimin në Shqipëri, ministrja e cilësoi si dilemën më të madhe dhe vendimin më të vështirë të jetës së saj. Më tej shtoi se babai dhe familja nuk donin që ajo të kthehej, edhe pse dëshira e zemrës ishte që ta kishin afër. Ata si të gjithë prindërit kishin merakun se nëse do të punësohej, pasi nuk kishin lidhje me politikën apo administratën.
“Edhe pse gjithë zërat e jashtëm më thoshin jo, një zë i brendshëm më thirri që të kthehesha”, tha Spiropali.
Pas kthimit siç ajo thotë i është dashur të punojë shumë dhe se rrugën në Partinë Socialiste e ka shtruar vete hap pas hapi. Momentin kur u emërua ministre e cilësoi si nder dhe privilegj të jashtëzakonshëm, por në të njëjtën kohë edhe përgjegjësi të madhe.
Ndërsa për hapin e radhës në politikë, Spiropali tha se synimet e saj kanë të bëjnë vetëm me realizimin e vetes, “Mundohem çdo ditë të bëj mirë punën time sado e vogël apo e madhe qoftë”, tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post