Nisja e shembjes së banesave për fillimin e projektit të Unazës së Madhe ka zgjuar edhe njëherë tensionin e familjeve të prekura, ku familja Nela është ajo që po përplaset në këto momente me policinë.
Bajram Nela, banues në zonën e Laprakës, thotë se vetëm dje banesa e tij është skualifikuar nga procesi i legalizimit, dhe sot kanë mbërritur fadromat për t’ia prishur shtëpinë.
Sipas Nelës dokumentet që ia kanë marrë nuk e kanë logon e institucioneve dhe kësisoj nuk është i ligjshëm. Ndërkohë që e gjithë familja Nela bashkë me fëmijët janë mbyllur në shtëpi dhe nuk mund të dalin sepse nuk kanë mundësi strehimi askund tjetër.
Kryefamiljari Barjam Nela shton se nuk do të dalë nga banesa edhe sikur fadromat ta zënë brenda, sepse tani në moshën 60-vjeçare nuk mund të ndërtojë një shtëpi të dytë për fëmijët e tij.
Ai shprehet:
Qeveria shqiptare më ka dhënë 24 orë kohë që të dal nga banesa, dhe me një document të paligjshëm vijnë dhe më prishin shtëpinë këta. Ne do të qëndrojmë këtu deri në vdekje, këtu do të rrimë do të luftojmë deri në fund.
Unë sot jam 60 vjeç, smund të bëj dot më shtëpi tjetër, kam punuar 30 vite në administratë dhe nuk kam mundur që të vjedh dot që të ndërtoj më shumë. Unë jam banor dhe grup interesi dhe nuk jam pyetur lidhur me projektin. Vetëm dje jam njoftuar për këtë projekt, që do të më prishte banesën.
Banesa tjetër nuk ka qenë e banuar, ku t’i çoj unë fëmijët?! Ata që kanë vjedhur kanë nga 20 hyrje, unë skam tjetër. Për mua ka vdekje dhe asnjë gjë tjetër.
Diskutime rreth kësaj post