Mbrëmjen e sotme Meritoni ka marrë një surprizë nga produksioni i BB VIP, pasi ka takuar një nga vëllezërit e tij, Rinorin.
Gjatë takimit të tyre, Rinori u pyet se si e kanë parë familjarët dasmën e Meritonit dhe Ilnisës.
Mirëpo duket se ai dha një mesazh të koduar, ku nënkuptoi se nuk janë pro lidhjes me Ilnisën. Vëllai i tha se ai është i fortë në lojë individualisht duke nënkuptuar që nuk i duhet Ilnisa.
Më tej për dasmën ai tha se familja e ka parë thjesht si lojë.
Teksa Ledioni e ka pyetur Rinorin nëse do të takojë dikë tjetër ai ka thënë: “Askënd tjetër përveç Meritonit, më mjafton.”
Diskutime rreth kësaj post