Kryeministri Rama në konferencën e sotme për mediet, i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ka deklaruar se kunati i Ramës ka përfituar disa tendera.
Kreu i qeverisë tha se askush nga familja e tij nuk ka përfituar para nga fondet publike.
Ai gjithashtu foli dhe për udhëtimet e tij jashtë vendit dhe tha se përveç vizitave zyrtare, në rastet e tjera paguan biletën e avionit si gjithë shqiptarët.
Rama: “Asnjë anëtar i familjes sime nuk ka përfituar kurrë asnjë qindarkë nga fondet publike. Jo vetëm kaq, por unë dua ta mësojnë të gjithë, edhe ata të cilët mbase mund të impresionohen nga akuza absurde për miliona eurot e shpenzuara për fluturime, që unë dhe në të gjitha rastet kur anëtarët e familjes sime udhëtojnë me mua, udhëtoj në dy mënyra; në rastet e vizitave zyrtare apo të punës time si kryeministër me avionin përkatës, në të gjitha rastet e tjera me avionët e linjave si gjithë shqiptarët, më ekonomik dhe me shpenzimet e mia. Në të gjitha rastet kur ka ndodhur që unë të kem një vizitë pune dhe bashkëshortja ime të më shoqërojë, por jo si pjesë e vizitës së punës, biletën e saj apo të cilitdo nga fëmijët që ka qenë me ne, e kemi paguar vetë. Nuk e ka paguar shteti.” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post