Është marrë në mbrojtje nga policia e Tiranës, familja e ish-oficerit të vrarë mbrëmjen e të shtunës në një atentatë në hyrje të banesës së tij.
Pas ngjarjes së rëndë, shërbime policore janë vënë në ruajte të banesë së Cukut, në të cilën jeton gruaja dhe fëmijët e tij,
Ish-oficeri i policisë, i cili ka mbajtur poste të lartë drejtuese në Policinë e Shteti dhe që ka shërbyer për 16 vite në polici, u vra nga persona ende të paidentifikuar në hyrje të pallatit ku ai jetonte.
Edhe pse hetimet janë në fazat e para, dyshimet e policisë janë se kanë qenë dy persona, të cilët kanë marrë pjesë në vrasjen e Cukut, kjo pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy lloje gëzhojash.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar më shumë se 10 persona, ku mes tyre ishin edhe vëllezërit e Agim Dakës, i cili u vetëvra në zyrën e Cukut, ku ai ishte shef krimesh në komisariatin Nr.3.
Por, pasi janë marrë në pyetje, vëllezërit e Dakës mësohet të kenë deklaruar se nuk kanë lidhje me vrasjen, pasi mes tyre dhe ish-oficerit të policisë ishin sqaruar gjërat dhe e kishin mbyllu si çështje.
Policia e Tiranës ka vënë 3 milionë lekë të reja shpërblim për cilindo që jep informacione për autorët e mundshme të vrasjes së 42-vjeçairt.
Diskutime rreth kësaj post