Pesë policë të Qarkullimit Rrugor Tiranë, janë pezulluar për shpërdorim detyre, ku burime nga policia bëjnë me dije se këta efektivë, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale si agjent verifikues pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative në mënyrë arbitrare, si dhe duke falsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin.
Punonjësit e policisë të pezulluar nga puna për shpërdorim detyre janë:
“Inspektor Albi Meta, 33-vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
Inspektor Euklid Meci, 31-vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
Inspektor Ilirjan Kalemi, 40-vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
Inspektor Gerald Shabani, 26-vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë
Inspektor Jurgen Muha, 27-vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë”.
“Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë vazhdojnë hetimet për përfshirjen e punonjësve të tjerë dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore”, bën me dije policia.
Diskutime rreth kësaj post