Një drejtoreshë shkolle në një gjimnaz në Pogradec, është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se falsifikonte dokumente të nxënësve në shkollë.
Bëhet fjalë për Valentina Meçen
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë bënë ekzekutimin e masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shtetasen V. M., 48 vjeçe, banuese në fshatin Buçimas, Pogradec, me detyrë drejtoreshë e shkollës së mesme Çërravë, Pogradec, pasi dyshohet se ka falsifikuar dokumente të nxënësve të kësaj shkolle“, njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post