Ish-këshilltari i Lulzim Bashës, gjenerali Piro Ahmetaj ka postuar fotot e Ambasadës amerikane në Tiranë gjatë vizitës së ish-sekretarit Bejker 30 vite më parë. Ahmetaj në mesazhin e tij thumbon Sali Berishën, që ka nisur sulmet ndaj SHBA.
Postimi i Piro Ahmetajt:
“Me mirënjohje si dhe shpresëplotë se edhe Ne do t’ja dalim për të kthyer besimin te demokracia funksionale si në Amerikë dhe gjithë Europën
Vetëm falë Amerikës po u vjen fundi Politikanëve zullumqarë si dhe gardës se sekserëve që 30 vjet radhazi, mbasi vjedhin votën, pushtojnë Partitë, emerojnë deputët, ministrat, gjyqtarët, prekurorët, doganierët, u grabisin pronat kanë përdhosur emrin e Shqipërisë; kanë vrarë besimin dhe shpresën për të ardhmen e Shqipërisë si Amerikës dhe gjithë Europës!
Mbështetja nga SHBA e interesave Shqipërisënë 109 vitet që shkuan & për 100 që vijnë mbetet përtej çdo emri, fotografie, çeku të bardhë, të kuq apo blu qoftë!
Për gardën e të marrosurve sa anti-amerikane, aq edhe anti- shqipare: “fali o zot se nuk dinë çfar bëjnë”!
Mirënjohje SHBA dhe 10 Ambasadorëve në 30 vjet, Sh.T Donald Lu Sh.S Yuri Kim, etj!
Zoti e bekoftë partneriterin strategjik Amerikë- Shqipëri.” – shkruan Ahmetaj.
Diskutime rreth kësaj post