Ish-kreu i ‘Aleancës Kuq e Zi’, Kreshnik Spahiu shprehet me ironi se politikanët shqiptarë janë zi ‘Zota në tokat shqiptare’. Sipas tij vetëm vdekja i ndan ata nga posti pasi me këtë popull ata rrojnë më shumë se malet.
“Faleminderit o Zot që na dhurove vdekjen dhe që s’jemi të përjetshëm, sepse përndryshe do kishim edhe 2000 vjet mbi krye Edvinin, Lulzimin, Hashimin, Saliu i Shqipnisë apo Aliu e Maqedonisë…. që s’do e lëshonin gjallë karrigen.
Faleminderit o Zot që i ndërron ti kur mbushet ora, se me këtë popull ata rrojnë më shumë se malet dhe fushat e Shqipnisë!
Këta janë Zotat në tokat shqiptare!
Partia mbi të gjitha. Atje ku njerzit s’kan as besë, as fe”, shkruan Kreshnik Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post