Aktori i mirënjohur shqiptar Bujar Asqeriu ka festuar ditën e sotme 67-vjetorin e lindjes, këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan “Sot plot 67-vjeç, Faleminderit o Zot…”.
Në ditën e veçantë për të, nuk kanë munguar urimet e shumëta nga ndjekësit dhe njerëzit e afërt të aktorit.
Bujar Asqeriu, lindi më 13 gusht 1956 në Vlorë, dhe mbahet mend për shumë role të spikatura në ekran.
Ai diplomua si aktor nga Akademia e Arteve në Tiranë dhe për plot 15 vite të jetës së tij, ishte aktor i Teatrit “Petro Marko” të Vlorës.
Sa i përket roleve më të famshme të tij, janë ato nga personazhi Telo në filmin “Njeriu i mire”, i vitit 1982 dhe Avni Rustemit në filmin “Një emër midis njerëzve” 1983, për të cilët ka fituar Medalionin e Festivaleve të Filmit përkatësisht në vitet 1983 dhe 1985.
Diskutime rreth kësaj post