Erling Haland, para disa ditësh ka zyrtarizuar largimin nga klubi, me sulmuesin norvegjez që do të transferohet në Angli te skuadra e Mançester Sitit.
Borusia Dortmund ka dashur të përshëndetet siç duhet me sulmuesin, duke i organizuar atij një ceremoni lamtumire përpara sfidës ndaj Herthës së Berlinit.
“Faleminderit Erling”, ishte ajo që klubi gjerman i kishte shkruar lojtarit në një tablo me foton e tij, me momentin që u shoqërua nga duartrokitjet e të pranishmëve në stadium.
Diskutime rreth kësaj post