Nga Ilir Vata / Kryetari i Partisë së të Drejtave të Mohuara
Një martirizim pas 23 vitesh demokraci, një betejë me jetën e 25 të burgosurve politik ngujuar në grevë urije me 12 tetor, katër vite më parë, disa jetë të ndezur në flakë dhe jeta e Lirak Bejkos e përpirë mes flakëve për të ndriçuar sado pak errësirën e politikës nihilite të postdiktaturës.
Pse vallë nuk mjaftoi vuajtja në burgjet e diktaturës, torturat, vrangat dhe plagët e lara në gjak për 45 vite?! Pse duhej një skrificë e tillë me jetën?! A thua nuk mjaftoi një jetë e shuar në flakë që politika të mësojë se martirët e diktaturës duhen nderuar siç duhet në demokraci?
Katër vite më parë, greva e urisë së të burgosurëve politikë kulmoi me rënjen e një jetë të një të burgosuri politikë në kohë të diktaturës komuniste, duke kaluar cakun e flijimit, e u martirizuar për integrimin e të përndjekurve politikë, pikërisht më data 12 tetor 2012, Lirak Bejko bëhet flakadani për të ndritur errësirën e 23 vite qeverisje denigruese për të përnjekurit politikë.
Greva e urisë nisi me guximin e Gjergj Ndrecës që vinte pas përpjekjesh rebeluese të tij për të tërhequr vëmendjen e qeverisë së asaj kohe, madje hypja mbi kalin e Skenderbeut në qendër të Tiranës dhe u shënua si akti i tij më interesant dhe gjithë fantazi për tërheqje vëmendje.
Ditët para grevës së urisë
Ora 9.30 të një ditë tetori dikush nga miq e Ndrecës shkon pranë monomentit të Skenderbeut ku ishte i rrethuar nga qytetarë kureshtarë dhe forcat e rendit. Miku e thirri! Gjergj, (nga larg pasi nuk e lejuan të afrohej) ….Gjergj, “ke hupur në kalë të huaj, zbrit se se nuk është kali që duhet”?!
Gjergj Ndreca kish orë të tëra që rrinte mbi kalin e Skënderbeut dhe kërrcënonte se do hidhej nëse qeveria nuk dëmshpërblente të burgosurit politikë për vitet e burgut dhe nuk bënte trasparencën me të shkuarën siç ishte hapja e dosjeve të sigurimiot të shtetit.
Gjergji e dëgjojë mikun dhe së bashku me një grup të burgosurish dhe Tanush Mulletin u ulën për një kafe të barë kafe “Luksi” e në fakt e pinë një kafe nën shoqërinë e policisë pasi kërkonin me çdo kusht ta izolonin Gjergj Ndrecën.
Pas si mbaruam kafen policia e arrestoi Gjergjin par ta liruar të nesërmen në mesditë, ku Gjergji mori dhe vendimin ekstrem, nisjen e një greve urie!
Bëhet fjalë për fillimin e muajt tetor të 2012 dhe pak ditë më vonë firmoset pakti i grevës së të burgosurëve politikë me të ngujuarin e parë, Gjergj Ndreca në zonën e Tiranës së Re.
Pak orë më vonë miku i Gjergj Ndrecës gjeti një tel me gjemba në Sauk të Tiranës, disa metra i gjatë dhe që u vendos para ngujimit të Gjergji Ndrecës, madje ishte ide e tij për të krijuar një skenë si në burg, 23 vite pas rënjes së diktaturës.
Filluan të vijnë dhe të burgosur të tjerë, ku spikasnin Agim Kollcaku, Shpërim Kramuco, Agron Talo, Petrit Orieti (ndjes për emrat e tjerë) dhe dhjetra të tjerë u shtuan në ditët në vijim sa numëri arriti në 25 të burgosur që kishin nisur një betejë me qeverinë për hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit dhe dëmshpërblimin e viteve të burgut, tashmë të mbartura 23 vite, madje të lënë në harresë?!
Pas një aorganizimi mes të burgosurve u bë e mundur që një grup tjetër që drejtohej nga Skënder Tufa me të njëjtën formë rebelimi dhe të njejtat kërkesa kishte menduar për të çelur një grevë tjetër urie para parlamentit, të vite dhe ti bashkohej grevës së urisë, falë organizatorëve dhe një nga të burgosurit politik, kryetari i shoqatës së të Përndjekurve Politikë, Adem Allci.
Pas firmosjes së aktit të parë të komisionit të grevës, kryetar i grevës së urisë u zgjodhë, Gjergj Ndreca dhe koordinatori, Skënder Tufa, një tjetër rrëbel i pa ndalshëm për integrimin e të burgosurëve politikë dhe beteja nisi me qeverinë.
Ditët në vijim politika e priti ftohtë grevën, qeveria dominoi më të sajnë për ta lënë në heshtje grevën, Berisha nuk pranoj të vinte te grevistët, greva mori përmasa në ditën e 13-të.
Edhe ata krerë partishë që ju përgjigjën indiferent grevës në 10 ditëshin e parë, u panë ditët në vijim të shiheshin pranë të burgosurëve të ngujuar dhe numri i tyre dhe mbështetja shtohet sa kulmon me ardhjen e mabasaorit të SHBA-së, Aleksandër Arvizu që mbeshteti kërkesat e të burgosurve politikë dhe madje la postulatin brilant ku u shpreh “Mos e shuani Zjarrin”?!
Mbështetja u garantua në shumë rrethe të vendit, mediat ishin në ditët e tyre më të mira, pasqyruan çdo sekont të të burgosurëve politikë, si asnjë herë tjetër, mediat ndërkombëtare pasqyrian greven e të burgosurve politikë në Shqipëri për ta bërë atë të llojt unikal.
Masat ekstremë të të burgosurëve përtej ngujimit?!
Heshtja dhe indiferenca e qeverisë i bëri rrebelët për liri dhe integrimin e të burgosurëve që të ashpërsojnë qëndrimin e tyre, nga grevë urie për vetëflijim, ndërmorën aktin e paparë në hirtorinë e protesetave dhe grevave të urisë të zhvilluar në Shqipëri, pasi futën si element vetëdjegjen me qëllim që ti vinin flakën vetës në shenjë proteste dhe shokët rreth ta shuanin në momentin final.
Ky vendim u morë nga të burgosurit politikë në fshehtësi, ata ishin të përbetuar që të merrnin dëshpërblimin dhe kërkesat e tyre të realizoheshin në pikat kryesore dhe një më 7 tetor dëgjohen hapur thirrjet e tyre për vetëflijim?!
Heshtja vazhdonte dhe pritja e gjatë pa përgjigje nga qeveria më 8 tetor, grevisti Gjergj Ndreca ndërmori aktin e parë të vetëdjegies. Një ditë më pas një tjetër i burgosur vë flakën, por shuhet shpejt dhe vetëm dy ditë më pas i njëjti akt u përsërit edhe nga Lirak Bejko, pikërishtë me 10 tetor 2012, Lirak Bejko doli jashtë çadrës dhe pasi spëkati trupin me benzinë i vuri flakën vetes.
Policë dhe miq të tij tentuan t’a shpëtonin por flakët kishin përfshirë gati 70 % të trupit. Bejko u shtrua në qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Dy ditë më pas, (12 tetor) në spitalin e Barit në Itali, ish-i burgosuri politik Lirak Bejko ndërroj jetë i cili u vetëdogj më 10 tetor gjatë kohës që ish-të përndjekurit zhvillonin grevën e urisë.
Greva mori fund më 22 tetor dhe çdo ditë e kësaj greve u shoqërua me tensione, presione të forta psikologjike deri dhe në arrestime, ndikim të jashtëm politik, keqperdorje.
Pas grevës së urisë në katër vjetorin e kujtesës!
Tashmë kanë kaluar katër vite nga greva e sakrificës njerëzore që kaloi kufinjt e ngujimit, kurrë e hasur më parë, por pak gjëra kanë ecur përpara nga ajo ditë, përveç dëshpërblimit të të burgosurve politikë.
Dëshpërblimi për të burgosurit ka hyrë në fazën e këstit të gjashtë, por ka probleme përsa i përket radhës, saktësisë së marrjes së parave, pasi shumë të burgosur ankohen edhe ata që janë të sëmurë dhe sipas ligjit duhet të marrin të parët, kanë hasur pengesa.
Janë ende qindra të burgosur që nuk kanë marrë asnjë qindarkë, (bëhet fjalë për 300 të burgosur politikë) pasi siç edhe quhen dosjet e vonuara nuk janë trajtuar ende bashkë me 2700 dosje të interrnimit me tela me gjemba që nuk kanë marrë asnjë qindarkë dhe me gjasa do të zgjatet.
Ende nuk është bërë përpjekje për gjetjen e 7200 varreve të humbura, ndonse ende nuk ka një të dhënë të sakët për numinin e të egzekutuarve nga regjimi komunist, mijëra vetë janë të pagjetur deri më sot?!
Vendet e vuajtjes së dënimit janë lënë në të njëjtën harresë si dhe kohë më parë nga qeveritë që kur ra diktatura dhe nuk është bërë përpjekje për ti kthyer ata në qendra muzeale apo peligrinazhi për vendas dhe të huaj që regjime të tilla të mos kthehen më, përjashtuar bunkierin e diktatorit që është shëndërruar në qendër muzeale dhe bunkerit të Ministria e Punëve të Brendshme që vazhdonë punë.
Muzeu për të përndjekurit u la në harresë dhe ende nuk ka një insiativë apo projekt konkret për të bërë të mundur nxerrjen në pah të krimeve të diktaturës dhe elementët mizor të një regjimi despotik diktatorial.
Statusi i të burgosurve politikë është një letër në kuptimin formal, pa vlerë, ndryshe nga ai i ushtarakëve të diktaturës, nuk bëhet fjalë për qendra post-tramu, apo qendra ndihmëse, dentare apo trajnimi të kësaj kadegorie.
Janë lënë në harresë strehimi i të burgosurve dhe të përndjekurve që dolën nga burgjet dhe kampet e interrnimit pa stre (prërjashtuar disa raste të Bashkisë së Tiranës), pa të afërm, pa punë dhe gjendja vazhdon të jetë e vështirë, madje ka familje që banojnë në qendrat e interrnimit.
Numërohen disa përpjekje me tendencë pozitive, pasi IIPP ka vendosur në të gjithë vendin disa pllaka përkujtimore, ndërsa Instituti Kundër Komunizmit mbetet një parazit në kurriz të taksapaguesve dhe një institucion fantazëm, sepse skema me institute për të zgjidhur çeshtjen e të përndjekurve mbetët në ato nivele të institutit Marksist Leninist në kohë të komunizmit.
Të përndjekurit janë të përjashtuar nga politikat e punësimit dhe nuk ka një skemë të qartë për punësimin e kësaj kadegorie, madje trajtimi është zero.
Dojet e spiunve të Sigurimit të Shtetit ende nuk janë hapur, ndonëse ligji është miratuar në parlament më shumë se një vitë më parë, të dekoruarit, eksponet të diktaturës që janë më shumë se 1200 persona, mbeten figura të nderuara në kuptimin shtetëror dhe nuk është bërë përpjekje për t’ju hequr dekorata, madje dhe diktatori Enver Hoxha mbetet hero kambëtar.
Dekomunistizimi ende nuk është bërë në Shqipëri, dy rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë shpërfillur nga legjislatori shqiptarë dhe konkretisht: Rezoluta 1096 të viti 1996 “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe Rezoluta 1481 të vitit 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” në Shqipëri nuk janë zbatuar?!
Janë shkelur të drejtat e njeriut në aspektin e trasparencës me të shkuarën diktatoriale deklaroi ditë më parë edhe Nënkomisionerja e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Kate Gilmore kur tha se se “e shkuara e dhunshme e Shqipërisë duhet të zbardhet dhe i kërkoi qeverisë shqiptare të veprojë me guxim në hapjen e dosjeve të së shkuarës”.
Greva e urisë së katër viteve më parë ndryshuan përgjithmon mënyrën e të protestuarit duke future si element vetëdjegjen ku flakët nuk kursyen as jetën e Lirak Bejkos.
Politika vazhdon të përdor të përndjekurit për vota
Edhe në vijim, përfitimi politikë ndaj të përndjekurve ka vazhduar madje kohët e fundit me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në tërësi kryetarë partish, pavarësisht se nuk janë të përndjekur madje disa dhe persekutor, i lancojnë të përndjekurit dhe bëjnë sikur u qajnë hallin se duan votat e tyre dhe jo integrimin?
Ne këto vite të përndjekurit kanë parë edhe provokime të hapura, pasi nuk kanë munguar rastet e daljes publikisht të eksponentve të diktaturës në vende publike dhe rastet kanë qenë të përsëritura deri dhe në rifreskimin së fundmi të parullave të diktaturës në qarkun e Vlorës.
Të burgosurit politikë, grupi i grevistëve të grevës së urisë së sakrificës së 12 tetorit do të nderojnë bashkëvuajtësin e tyre, Lirak Bejkon që u sakrifikua për vetë dhe të burgosurit dhe të përndjekurit e Shqipërisë, falë organizimit nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe përkujdesjes së Kryeministri Rama.
Në fak të burgosurit politikë kanë hyrë në fazën e kestit të gjashtë të dëmshpërblimit dhe kjo është një sfidë në vetë, pasi për 23 vite askush su kujtua për ta, madje ua caktuan ditën e burgut nga qeveritë e mëparshme me 17.5 $, kur përsekutorët u paguan me 50$, një paradoks ky i politikës shqiptarë ndërvite dhe i sjelljes së tyre më të përndjekurit.
Nderimi i Lirak Bejkos është një shenjë e qartë e respektit për vuajtjet e të martirizuarëve në diktaturë dhe post saj për liri dhe të drejta të tyre të mohuara, por duhet ende pune për të rehabilituar këtë shtresë.
Respekt dhe nderim për flakadanin e lirisë, Lirak Bejko dhe flagadani i tij qoftë ndriçuesi i klasës politike që të dalë nga errësira e së shkuarës, jo vetëm për integrimin e kësaj shtrese të martirizuar, por për të dekomunistizuar vendit, bërë trasparencën me të shkuar, dënuar krimet e komunizmit, hapur dosjet e sigurimit të shtetit, madje fillimin e një hetimi për krimet e komunizmit, sepse vetëm kështu mundet që të nxjerrim në dritë krimet e diktaturës për ti ekspozuar për të rinjtë si mesazh që regjime të tilla të mos kthehen më.
Nderim per jetën e shuar në flakë të Lirak Bejkos të maririzuar dy here, në diktaturë dhe post saj.
Diskutime rreth kësaj post