Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka firmosur shkresën për kallëzim penal ndaj Adrian Dvoranit.
Postimi i plote i Metes:
“Të dashur qytetarë,
Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale.
Ju garantoj se GRUSHTI I SHTETIT DO SHPARTALLOHET NË MËNYRËN MË SHEMBULLORE!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post