Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu i befasoi të gjithë ndjekësit e saj me statusin ku tregonte se po shkonte në punë me biçikletë.
Alketa njihet për sportivitetin dhe thjeshtësinë e saj, megjithatë të shumtë janë njerëzit që dyshojnë që moderatorja të ketë bërë këtë gjë.
Njëra nga komentueset e shumta shkruan në postimin e modefratores: “Sa larg e ke punën me shtëpinë? Nuk besoj se shkoni me biçikletë ju që keni makina të mira. Bëre një xhiro, mirë e bëre se kujton fëmijërinë, po bukë me vete ke marrë dhe ujë me akull si ne fakiret?”, shkruan një vajzë. Ndërsa nga ana tjetër Alketa ka dhënë një përgjigje që i ka lënë të gjithë pa fjalë.
“Më duhen 29 minuta. Bukë me vete nuk marr sepse ha para se të dal. Një shishe ujë po. Fakire kam qenë edhe unë. Me biçikletë me plumbat në majë të kokës në ’97-ën në ‘Top Albania Radio’. 4 vite prita me padurim sa bleva një Golf Wolsvagen të përdorur, të vjetër, pa ajër të kondicionuar.
Po kam një makinë më të mirë tani, por se dua fare. Vetëm me biçikletë dhe trena dua unë. Janë më të mirë se çdo avion privat dhe ferrari”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post