Nuk është sekret se Facebook mbledh shumë të dhëna rreth përdoruesve të tij.
Megjithatë, ja një fakt më pak i njohur: kjo faqe jo vetëm që i vëzhgon përdoruesit aktivë por edhe ata që nuk kanë ndonjë llogari.
Por, çfarë është kjo dhe çfarë duhet të bëni për ta parandaluar “Vëllain e Madh” që t’ju vëzhgojë? Gazeta Express ju tregon më poshtë:
Për çfarë arsye ju vëzhgon Facebook?
Së pari, kjo ndihmon krijimin e reklamave efektive dhe të personalizuara – bashkë me synimet e tjera. Gjurmimi i aktivitetit lejon Facebookun që t’i mësojë preferencat e përdoruesit dhe t’i shfaqë atij reklamat në të cilat mund të jetë i interesuar më shumë.
Çfarë di Facebook për ne?
Shumë më tepër se që e mendojmë – Facebook i di edhe gjërat që nuk i tregojmë. Preferencat tuaja të reklamave, adresa, numri i celularit, edukimi, të ardhurat, kostot dhe zona ku e keni shtëpinë – të gjitha këto mblidhen përmes aktivitetit tuaj në internet.
Për më tepër, fshirja e llogarisë suaj nuk ndihmon asgjë më, pasi informacionet që i keni dhënë një herë mbesin gjithmonë në databazë.
Facebook ju vëzhgon edhe nëse nuk keni llogari
Një studim i publikuar nga Komisioni Belg për Mbrojtje të Privatësisë tregoi se Facebook madje i gjurmon faqet që vizitohen nga përdorues që kurrë nuk kanë pasur llogari në rrjetin social.
Kjo ndodh për shkak të dosjeve dhe shtesave të tjera të rrjetit social – për shembull, butoni “Like” që është në shumë uebfaqe të njohura. Megjithatë, hulumtuesit thonë se gjurmimi mund të ndodh edhe pa ndonjë ndërhyrje të shërbimeve të Facebook, shkruan Express.
Si mund ta mbroni veten?
Nëse jeni përdorues i Facebook, ja çfarë duhet të bëni, sipas specialistit Vicky Boykis:
– Mos publikoni shumë informacione personale
– Mos publikoni fotografi të fëmijëve tuaj, sidomos nëse janë shumë të rinj
– Dilni nga Facebooku kur nuk e përdorni më, ose përdorni një shfletues tjetër për aktivitete tjera
– Përdorni bllokuesit e reklamave
– Mos e instaloni Facebook Messenger në celular. Përdoreni uebfaqen në vend të tij
Këto rekomandime nga Business Insider do t’ju duhen shumë:
– Në iPhone ose iPad, shkoni Settings > Confidentiality > Advertising, dhe aktivizojeni opsionin Limit Ad Tracking.
– Në pajisjet Android, shkoni në Settings > Google > Ads Settings, dhe ndaleni Ads Personalization.
– Në shfletuesin Chrome (ose në ndonjë tjetër), hapeni Settings > Show Advanced Settings > Privacy, dhe bëjeni tik çdo kuti që thotë Send a “Do Not Track” request with your browsing traffic.
Diskutime rreth kësaj post