Duket se Facebook dëshiron të çojë funksionin e ngjarjeve një hap përpara dhe t’ju ndihmojë që ju realisht të shkoni në ato ngjarje. A është gjigandi i medias sociale duke hyrë në lojën e ndarjes së transportit? Bazuar në paraqitjen e patentës, duket se kështu do të jetë.
Në një patentë të dokumentuar në 28 Janar 2016 Facebook tregon detaje se si do të integrojë ndarjen transportit me sistemin e ftesave ekzistues.
Në thelb, në vend të përgjigjes vetëm me “po”, “jo” ose “ndoshta” ju do të specifikoni nëse ju duhet një makinë që t’ju çojë atje apo nëse mund të merrni dikë tjetër në makinën tuaj.
Pastaj ju do të lidheni me të tjerë në rrjetin tuaj me të cilët mund të ndani një makinë, në drejtimin që ku po shkoni.
Mund të përfundoni duke udhëtuar me miq, “miq” ose të panjohur (të gjithë kemi miq në Facebook të cilët nuk do i dallonim dot kurrë një turmë njerëzish). Por duket sikur ky sajt do të përpiqet ë shmang ndonjë situatë të çuditshme apo bezdisëse të ndarjes së makinës me dikë të rastësishëm, duke ju bashkuar ju në mënyrë disi logjike.
“Facebook mund të konsiderojë edhe informacionet personale te njerëzve, si ku kanë shkuar në shkollë, çfarë muzike pëlqejnë, ose pjesë e cilit Grup janë, në mënyrë që të bëjë shoqërimet më të mira shofer-pasagjer,” shpjegoi një teknolog i brendshëm.
Sigurisht, një patentë e paraqitur nuk do të thotë që Facebook do e vërë në zbatim këtë plan. Por rrjeti social ka pasur sukses tashmë në lëvizjen fizike të përdoruesve të tij më partneritetin me Uber, dhe nëse biznesi i ndarjes së transportit është vërtet duke u bërë aq i madh sa dhe Ford dhe GM, atëherë kjo mund të jetë një mundësi e re e madhe për Facebook për të përfituar nga miqësia juaj.
Kush do e drejtojë makinën?
Diskutime rreth kësaj post