Facebook është rrjeti kryesor ku njerëz në të gjithë botën informohen me lajmet më të fundit. Ky rrjet social është kthyer gjithashtu në një burim të rëndësishëm të trafikut në internet për sajtet që publikojnë lajme. Tani gjiganti i mediave sociale do t’i shfaqë lajmet direkt në platformën e Facebook-ut, ku përdoruesit do të kenë mundësi t’i lexojnë dhe shikojnë ato.
Kompania prezantoi majin e kaluar platformën e re “Instant Articles”, që ka të bëjë me leximin e artikujve direkt nga rrjeti social. Por në atë kohë lista e publikuesve ishte shumë e limituar. Tani kompania ka vendosur ta zgjerojë këtë shërbim për të gjithë përdoruesit. Duke filluar nga muaji prill, çdo gazetë, media apo publikues që është i interesuar të publikojë lajme dhe informacione direkt tek Facebook, do të kenë mundësi të bashkëpunojnë me gjigantin e rrjeteve sociale.
Nëpërmjet kësaj platforme të re njerëzit do të kenë mundësi të lexojnë të gjithë artikullin nga rrjeti social, pa pasur nevojë që të klikojnë tek sajti. Në këmbim, redaksitë e lajmeve do të marrin një pjesë të mirë të të ardhurave nga reklamat.
Diskutime rreth kësaj post