Gjeneralja e parë në histoinë e Forcave të Armatosura shqiptare, Manushaqe Shehu, është emëruar në krye të Komandës së doktrinës dhe stërvitjes.
Sikurse marrja e gradës gjeneral, edhe vendosja e oficeres së lartë në detyrën e re shënon rastin e parë të drejtimit të kësaj komande nga një femër.
Gjenerale Shehu zëvendëson në këtë detyrë gjeneral Dedë Prengën, i cili prej gati një muaj është emëruar zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mungesë të shefit të këtij shtabi kryen edhe funksionet e tij.
Komanda e doktrinës dhe stërvitjes e mbështet veprimtarinë e saj në 3 shtylla kryesore: arsimin, stërvitjen dhe përpunimin e mendimit doktrinar ushtarak, sipas koncepteve të arsimit të unifikuar ushtarak të vendeve të NATO-s.
Diskutime rreth kësaj post