Peshëngritësi Erkand Qerimaj është tërhequr nga gara për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë.
Në një prononcim për “News24” Erkand Qerimaj konfirmoi tërheqjen pasi ka probleme në tendinat e të dy gjunjëve të tij.
Qerimaj do të garonte ditën e enjte, së bashku me Daniel Godellin në peshën deri në 77 kg.
Kujtojmë se të martën garoi një tjetër peshëngritës shqiptar, Romario Avdiraj, në peshën deri në 62 kg. Ai u rendit i 8 në shkëputje me 110 kg, por u tërhoq në stilin e shtytjes.
Me tërheqjen e peshëngritësit Erkand Qeriamj, Shqipëria humbet një tjetër mundësi për të fituar medalje.
Diskutime rreth kësaj post