Një ciklon shumë i fuqishëm dhe masiv goditi mbrëmë shumë pjesë të Evropës perëndimore me erëra uraganike deri në 180km/h. Qendra ciklonike arriti në Le Mans të Francës rajon në bregdetin perëndimore të Francës.
Cikloni me dimensione të mëdha ka goditur një territor të gjerë të Evropës perëndimore, jugperëndimore dhe veriperëndimore duke sjellur rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër, erëra uraganike dhe reshje të dendura bore në disa rajone kodrinore-malore.
Erërat uraganike me fuqi mbi 100km/h kanë goditur brigjet e Atlantikut në Francë dhe Britaninë e Madhe, ndërsa cikloni me dimensione dhe përmasa të mëdha ka përfshirë edhe shumë pjesë të Spanjës, Portugalisë, shtetet e Beneluksit e deri në Evropën qendrore dhe Gadishullin Ballkanik ku gjatë ditës së sotme priten erëra uraganike dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër në disa pjesë të Kroacisë dhe Sllovenisë, pastaj Bosnjës dhe Hercegovinës e nesër deri në Mal të Zi dhe skajin verior të Shqipërisë. Cikloni tek ne nuk do të jetë i fuqishëm sikur në Evropë. Pasi që gjendemi në pjesën e përparme të masave ajrore ciklonike mbi rajonin tonë kemi erëra të nxehta jugore, pra rrymime të nxehta ajrore dhe për këtë arsye ciklonike ka shkaktuar “dyndjen” e masave të nxehta ajrore nga Afrika Veriore në drejtim të Gadishullit Ballkanik dhe Evropes juglindore në përgjithësi.
Mbetjet e ciklonit do të ndikojnë edhe në Kosovë duke filluar nga e hëna dhe e marta kur priten fillimisht rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe pastaj të martën ulje të temperaturave dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Në veri dhe veriperëndim të Shqipërisë priten reshje dhe rrebeshe intensive, megjithatë reshjet më të fuqishme të cilat pritet të shkaktojnë përmbytje dhe probleme priten në Mal të Zi./Meteoballkan
Diskutime rreth kësaj post