Bashkimi Evropian vendosi sot të heqë sanksionet që kishte dekretuar vitet e fundit kundër 170 personaliteteve bjelloruse, mes të cilëve edhe presidenti Alexandre Lukashenko, për të inkurajuar respektimin e të drejtave të njeriut.
Të 28 ministrat evropianë të Punëve të Jashtme, të mbledhur në Bruksel, miratuan një tekst që pohon se “BE-ja nuk do të zgjasë më masat shtrënguese kundër 170 individëve dhe tre kompanive, që u ndalohen vizat dhe të ardhurat e të cilëve janë të ngrira në BE”.
Por Brukseli nuk do të hiqë të gjitha sanksionet kundër Bjellorusisë.
“Embargoja mbi armët dhe masat shtrënguese kundër katër individëve të lidhur me zhdukjen e pazgjidhur të dy personaliteteve politikë të opozitës, një biznesmen dhe një gazetar, do të zgjaten për një periudhë prej 12 muajsh”, theksohet në tekst.
Diskutime rreth kësaj post