Nga Marilo Meta
Po e filloj me një shprehje të Balzakut “Femra është mbretëreshë e botës, por skllave e dëshirave”.
Femra mishërim i bukurisë, embëlsisë, brishtësisë, edukatës, finesës, harmonisë, këto dhe shumë cilësi të tjera i’u atribuohen femrave. Femrat nuk janë krijuar që të jenë të kuptueshme, por që të jenë të dashuruara. Mund të shkruaj dhe të shkruaj pa pushim, por fjalët e bukura për të përshkruar një krijesë kaq të delirë nuk do të mjaftonin… Tani le të kthehemi tek pjesa dërrmuese e femrave shqipëtare dhe të lejmë idealen…
Femrat shqipëtare, vite dhe vite të tëra përulje, nënshtrimi dhe diskriminimi, por a kanë ndikuar këto faktor tek evoluimi i tyre… Shtroj një pyetje tjetër: “Cila është njësia matëse e dashurisë për femrat, materia apo ndjenja dhe sa ndryshon kjo nga e thënurit në të zbatuarit”.
Po egoja mashkullit për superioritet a është e drejtë? Tabut ndaj femrave akoma dhe kësaj dite ekzistojne në zona më të prambambetura, në zonat e civilizuara kjo tabu është shformuar, femrat kanë zhvilluar ndjenjat oportuniste, por pse? Dëshirojnë të përfitojnë nga ky ndryshim radikal i barazisë gjinore apo kërkojnë të hakmerren nga historia e nënshtrimit të tyre?
Femrat shqiptare larg çdo ideali intelektual, larg përsosjes individuale, parapalqejnë idenë e të qënurit “Princesha” ku çdo nevojë materiale duhet t’i plotesohet nga mashkulli. Po në qoftë se mashkulli është student ose vjen nga një familje e varfër a është e drejtë për atë të sakrifikoj thjesht për të përmbushur kënaqësit pragmatiste të femrës? Pse kërkojnë femrat barazi gjinore kur janë vetë ato të parat që nuk e zbatojnë këtë fenomen?
Po shtroj një alegori: Femra kërkon barazi gjinore në drejtim të të drejtave të tyre, duke filluar nga mundësitë e barabarta në shkollim, punësim, pagë, por njëkohësisht sipas “barazisë gjinore” ato kërkojnë punë më të thjeshtë, lodhje më të pakët, superioritetin për të pasur të drejt gjithmonë, eksluzivitetin e vëmendjes dhe përkujdesjes, “taksistin” dhe “bossin” në dispozicion të tyre dhe të tëra këto duke i justifikuar vetëm me 2 fjalë të vobekta “Jam femër”.
Pse duhet të ekzistojë një diskrimin pozitiv duke bërë një diferencim kolosal? Meshkujt e shkolluar dhe profesionalisht kërkues konsiderohen jo të denjë për ca femra “Princesha” (titull ky i vetëfituar në sajë të ca fotove në rrjetet sociale). Ndërkohë meshkuj pa aspiratë dhe ideale për jetën i përdorin këto femra dhe I trajtojnë në mënyrë poshtëruese, por gjithsesi ata kanë fuqin materiale nga familja dhe konsiderohen “princi i kaltër” për këto femra…
Vërej shpesh një thënie imorale “Jam femër, mashkulli e ka për detyrë”, kjo “detyrë” është detyrë natyrore që prevalon nga lindja apo “detyrë” që vjen nga indolenca intelektuale e femrave shqipëtare? Për të parën dyshoj shumë…
Femrat dita ditës po shfaqin një megalomani të padrejtë dhe një ekzigjenc iracionale etike dhe morale. Po përmend me vend një thënie të Viktor Hygos në këtë shkrim “Mjerë ai që ka dashur vetëm formën, trupin dhe pamjen, vdekja i’a rrëmben të gjitha”. Femrat sot mësojne në mënyrë autodidakte nga disa thënie të shoqeve të babëzitura për fame dhe lekë ose nga disa foto me buqeta marramendëse të VIP-ave…
Kërkesa për të mira dhe kënaqësi materiale nuk përbën mëkat por mënyra që ndiqet për të arritur atë është e gabuar. Le të shohim një rast ku një mashkull i një familjeje të kamur shpenzon shifra të ekzagjeruara parash në mënyrë të vazhdueshme për të, kjo çfarë do të thotë? Që ai po e blenë dhe po e ul atë dita ditës? Që familja e tij ka dëshirën e “jetësës me luks” për djalin e tyre apo aq i premton kapaciteti i tyre intelektual i formuar nga mentaliteti? Një objekt pasi e blen mund ta dëmtosh, mund ta braktisësh ose dhe ta ndërrosh me një tjetër…
Deduksionin e këtij shkrimi po e jap me një pyetje që përceptimi I saj pasi të jet lexuar shkrimi do të jet ndryshe nga ai fillestari: “Ky materializim I femrave a do të thotë që për shkak të ekzigjencës për pasuri materiale po pësojnë një metamorfoz në kukulla materiale në dorë të mashkullit duke humbur ‘in aternum’ nderin, karakterin dhe idealet që i personifikojnë?”
Diskutime rreth kësaj post