Aktivistja Evi Kokalari, e cila i është bashkuar ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha, foli sot në emisionin ‘Breaking’ edhe për marrëdhënien e saj me ambasadoren Yuri Kim.
Kokalari ka sqaruar se rreshtimi i saj përkrah Sali Berishës, nuk ka ndikuar fare dhe raportet e saj me ambasadoren Yuri Kim vijojnë të jenë të njëjta.
Deklarata e Kokalarit:
“Marrëdhëniet i kemi. E ndjekura në rrjetet sociale ka qenë shumë më parë dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e fundit. Ajo është ambasadorja e SHBA-ve dhe prezanton ata që janë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo do ndjek politikën e tyre sepse kështu duhet.
Nëse doni të lini fajin ja linin administratës së Joe Biden jo ambasadores. Me të jam takuar rastësisht pas Foltores, asnjë takim i organizuar. Ajo e di pozicionin tim dhe e di çfarë bëjë, ashtu siç respektoj unë pozicionin e saj.“- u shpreh Evi Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post