Evi Kokalari shprehet se PD nuk i duhet një kandidaturë si Belind Këlliçi, të cilin e konsideron manipulator. Në një reagim për intervistën e djeshme të Belind Këlliçit që kërkoi dorëheqje të Berishës nëse opozita humbet zgjedhjet, Kokalari thekson se i pari duhet të jetë ai që duhet të dalë nga skena politike nëse humbet përballë Veliajt më 14 maj.
“Ky gjeniu i ‘diplomuar’ te Fulzi (ose jo), e që na flet për votbesimin e Berishës mbas zgjedhjeve të Majit, mos ja qaj hallin Berishës, se Berisha në PD votbesohet pa problem 365 ditët e vitit, e fiton çdo herë. Por ky të zotohet që kur të humbi kundrejt Velias, të dalë komplet nga skena e politikës. Në fakt PD-ja i ka bërë shumë dëm vetes me këtë individ. Kur ti mundohesh të luftosh oponentin, duhet ti japësh popullit një alternativ ndryshe nga ajo që lufton. Duhet një alternativ ndryshe”, thekson Kokalari.
Diskutime rreth kësaj post