Belind Këlliçii ditën e sotme e paditi Evi Kokalarin për shpifje, e kështu vjen një reagim nga demokratja Evi Kokalari. Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetet sociale mes ironisë ka falënderuar Këlliçin për padinë.
Sipas saj, padia ka qenë e vetmja mënyrë që ajo të paraqiste faktet e saj se si sipas saj janë bërë manipulimet nga Këlliçi në Këshillin Kombëtar. Mes të tjerash ajo akuzon Këlliçin se futur kundër saj dhe njerëz për të bërë akuzat, apo dhe ‘ngacmime seksuale’.
REAGIMI I KOKALARIT
“BELIND KELLICI ME DOLI NE SHTEG!!
E falenderoj Belind Kellicin për padine ndaj meje. Në fakt, provokimet e mia në median sociale kanë qënë pikërisht që ai të bënte padi, sepse ishte e vetmja mënyrë që unë mund të paraqis faktet e manipulimeve që ai ka bërë në Këshillin Kombëtar.
Une votat i disponoj dhe Belindi këtë e di si anëtar i Komisionit Zgjedhor. Dhe luftën që kam bërë për ti parë rezultatet, ai e di shumë mirë.
Tashti, personalisht kam firmosur një dokument që këto informacione që kam parë dhe analizuara, të marra nga Komisioni Zgjedhor, nuk mund ti bëja publike, ndryshe Komisioni apo PD kishte të drejtë të më hidhte në gjyq dhe me të drejtë do fitonin.
Ama, kur gjykatësi i çështjen se Belindit kundër meje do të më kërkoj faktet, nuk do të kem zgjidhje por t’ia jap gjykatës për shqyrtim, pra si e tillë, PD apo Komisioni nuk mund të më hedh në gjyq sepse është gjykata ajo që po më detyron ti bëj disi faktet publike.
Gjithashtu, Belindi ka derguar një turmë njerëzish ndaj meje me sulme nga më absurdet, me shpifje dhe akuza deri tek ‘ngacmimet seksuale’, dhe ndryshe nga une që i kam sulmet të drejtëpërdrejta, ai fshihet mbas dorës së njerëzve që i përkasin të të njëjtit llum. Pra, pis me baltë nuk e bëra unë – unë në baltë e gjeta.
Nejse, më vjen mirë që më dole në shteg!!” përfundon ajo.
Diskutime rreth kësaj post